Inter merr përgjigjet e tamponëve të COVID-19!
Lajmi i pozitivitetit të Danilo D’Ambrozios, Interi i është nënshtruar testeve të shpejta antiCOVID.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, të gjithë lojtarët zikaltër kanë rezultuar negativ në tamponin e shpejtë, dhe janë në pritje dhe për tamponin normal të COVID-19.
Aktualisht e gjithë skuadra e Interit është në izolim total pas rastit të parë me koronavirus dhe në rast të një negativiteti të plotë të grupit të skuadrës, të besuarit e Antonio Kontes do të mund të shkojnë në “Appiano Gentile” për tu stërvitur.