Skënderbeu ka arritur një fitore me peshë në Kupën e Shqipërisë teksa ka mposhtur 1-3 në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.
Shifrat u hapën me Mensah në minutën e 21’, Berisha realizoi golin e dytë në minutën e 43’ dhe më pas Pusi trefishoi rezultatin.
Goli i Uelber në minutën e 63’ u krijua sikur do të hapte sfidën, por ky rezultat i shkon përshtat skuadrës korçare e cila këtë sezon po përjeton momentin e vështirë në dekadën e fundit, teksa po lufton për mbijetesë por Kupa e Shqipërisë mbetet një objektiv real për Skënderbeun e cila kjo paraqitje e tregon mjaft mirë.
DINAMO 1-3 SKËNDERBEU
Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′.