Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se kualifikimi për në gjysmëfinale ishte i merituar.
Skuadra nga Liga e Parë, Dukagjini, ka eliminuar në çerekfinale skuadrën nga Superliga, Drenicën.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “18 Qershori” ka përfunduar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm e shënoi Jeton Dushi në minutën e 76-të
Pas ndeshjes, Dallku për mikrofonin për “Art Sport” u shpreh: “Fillimisht uroj futbollistët dhe gjithë qytetin e Klinës. Mendoj që treguam më shumë nga loja sot.
Kualifikimi është mjaft i rëndësishëm për ne dhe i merituar. Synimi ynë primar mbetet ngritja në Superligë. Por, edhe ndeshjeve në Kupë do t’ia bëjmë ‘hyzmetin’”.
Dukagjini i Klinës kundërshtarin në gjysmëfinale do e mësoj pas hedhjes së shortit.