Memelli pas kualifikimit në Kupë: Besojmë deri në fund, synimi jonë është…
Migen Memelli është i kënaqur që Skënderbeu u kualifikua në gjysmëfinale, por mendjen e ka te mbijetesa në Superiore. Trajneri i korçarëve foli pas ndeshjes, duke theksuar se ishte një fitore e merituar.
“Ishte një fitore e merituar. Pas golit të dytë na u thjeshtësua loja, ndërsa goli i tretë mbylli gjithçka.
Synimi jonë është mbijetesa në Superiore, jo Kupa. Do të bëjmë gjithçka për të qëndruar në elitë, edhe pse e dimë që është e vështirë. Ne besojmë deri në fund”, ka thënë Memelli pas ndeshjes për “Panorama Sport”.