Legjenda e Kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger është afër ta merr rolin e drejtorit sportiv te klubi i Eintracht Frankfurt, përcjell Insporti.
Mediat gjermane raportojnë se ish-lojtari i Bayernit është afër të emërohet drejtor sportiv, pasi po spekulohet largimi i Fredi Bobic.
Ish-mesfushori tani është vetëm një analist i futbollit, por roli i drejtorit sportiv do të ishte i mirëseardhur.
Kujtojmë se, 36-vjeçari u pensionua nga futbolli në vitin 2019, sa ishte pjesë e klubit amerikan, Chicago Fire.