Nuk ka qetësi të skuadra e Drenicës nga Skenderaj, pas humbjes së sotme me rezultat 1:0 në Klinë nga Dukagjini, i kushton shtrenjtë edhe trajnerit Bledar Devolli.
Drenica eliminohet në çerelfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa Devolli largohet nga pozita e trajnerit.
"Trajneri Bledar Devolli, ka paraqitur dorëheqjen para kryesisë së klubit , pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.
Drejtuesit e klubit kanë aprovuar pasditë dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.
Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe, por këtu ndahen rrugët. Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim", shkruan në faqen e KF Drenica.