Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi që me penallti e mposhti me rezultat 4:2 Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi baras (0:0).
Futbollisti i Prishtinës, Sabien Lilaj, është krenar për kualifikimin.
"Duke parë edhe ndeshjen e fundit në kampionat, e dinim se na priste ndeshje e vështirë.
Por, mendoj që sot u futëm me tjetër frymë nga ajo përballje, duke qenë më dominues se sa kundërshtari pavarësisht rezultatit të barabartë. Edhe fati në penallti ishte me ne, sepse fati përcjell më të mirët", tha Lulaj për faqen e FC Prishtina.