Sonte (e mërkurë), presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta u zyrtarizua në “Camp Nou”, ku ishin shumë të ftuar, mes tyre edhe ylli i skuadrës, Lionel Messi, e ardhmja e të cilit mbetet në dyshime.
Argjentinasi është i lidhur me kalimin te PSG ose Manchester City, derisa Barcelona kërkon ta mbajë në skuadër.
Laporta në sy të të gjithë të pranishmëve tha se prioritet është qëndrimi i Messit, duke deklaruar se do bëj çmos që ta bind të qëndrojë.
“Do bëjë gjithçka që të provojë të bind Messin që të qëndrojë. Do provojmë se është lojtari më i mirë dhe kërkoj falje që të tregova para të gjithëve”.
“Ti e di sa të dua Leo dhe sa të do Barcelona. Ne duam që t’i të qëndrosh këtu”, tha ai.
Gjithashtu, Laporta konfirmoi besimin e plotë te trajneri Ronald Koeman.