Në ligën e futbollit francez, klubet kanë marrë një vendim për sa i përket lejeve për lojtarët që duan të luajnë me skuadrat përfaqësuese në sfidat kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas asaj që raporton “L’Equipe“, Liga 1 dhe Liga 2 kanë dalë të dyja njëzëri me një vendim, ku i kërojnë Federatës që lojtarët që luajnë për ekipet kombëtare të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, të mos iu jepet leja për të shkuar aty.
Nga ky vendim preket dhe Kombëtarja shqiptare, pasi mesfushori Qazim Laçi , i cili luan me ekipin e Azhaksos në ligën e dytë franceze nuk do të mund të grumbullohet nga trajneri Edi Reja për kualifikueset e Botërorit.
Mungesa e Laçit mund të përbëjë një lajm të keq për kombëtaren tonë pasi Amir Abrashi nuk u grumbullua për shkak dëmtimi ndërsa Klaus Gjasula nuk ndodhet në formën e tij më të mirë.