Sonte do të mësohen emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste në Europa League.
Si zakonisht, nata e së enjtes do të jetë e mbushur me ndeshje nga kjo garë.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në “San Siro”, aty ku Milani dhe Manchester United zhvillojnë ndeshjen e kthimit të fazës 1/8 e finales.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes tyre në “Old Tafford” kishte përfunduar me rezultatin 1-1.
Pas fitores 1-3 në udhëtim te Olympiacosi, Arsenali sonte i qetë e pret skuadrën greke në “Emirates” dhe pritet që pa ndonjë problem të kalojë tutje.
Ndeshjet që zhvillohen sonte në Ligën e Evropës:
18:55| Arsenal – Olympiacos (3-1).
18:55| Dinamo Zagreb – Tottenham Hotspur (0-2).
18:55| Molde – Granada (0-2).
18:55| Shakhtar Donetsk – Roma (0-3).
21:00| Milan – Manchester United (1-1).
21:00| Rangers – Slavia Prague (1-1).
21:00| Villarreal – Dynamo Kiev (2-0).
21:00| Young Boys – Ajax (0-3).
(Në kllapa janë rezultatet e shënuara nga ndeshjet e para).