Marash Kumbulla ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar te Roma, në sezonin e dytë të futbollit elitar në Itali që në moshën 20-vjeçare.
Agjenti i tij ka folur edhe për mundësinë për të shkuar te Napoli, para se të zgjidhte Romën.
“Kumbulla po bën një sezon shumë pozitiv.
Roma është një ambient ambicioz, por i vështirë për të luajtur në të. Më shumë se në Napoli. Atij i kërkohen aspekte teknike që te Roma janë ndryshe nga ato te Verona. Asnjë pendesë që nuk u transferua te Napoli, por zgjodhëm Romën.
Këtë fundjavë do të jetë një ndeshje interesante mes Romës dhe Napolit”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit të Kombëtares, Xhani Vitali.