Kanë mbetur edhe dy ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll për t’u mësuar gjysmëfinalistët e këtij sezonit.
Sot në program janë dy ndeshje ku vëmendja kryesore pritet të jetë në Mitrovicë aty ku Trepça ’89 e pret Llapin.
Këto dy skuadra janë përgatitur maksimalisht, ndërsa gjithë vëmendjen e kanë vetën në Kupën e Kosovës, pasi në kampionat janë shumë prapa.
Interesant pritet të jetë edhe në Istog ku skuadra me po të njëjtin emër e pret ekipin prizrenas, A&N.
Njëra nga këto dyja do t’i bashkohet Dukagjinit, duke bërë që dy nga gjysmëfinalistët të jenë nga Liga e Parë.
Të dy ndeshjet startojnë ne ora 13:00 dhe transmetohet direkt në ‘Art Sport’.