Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva sot do të ndeshet me Trepçën ’89, në kuadër të Kupës së Kosovës.
Llapjanëve iu mungon futbollisti më i mirë Mentor Zhdrella, megjithatë synojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
“XI Startuese për ndeshjen ndaj Trepçës '89!
Mungon vetëm Mentor Zhdrella për shkak të lëndimit”, shkruan në faqen e FC Llapi.
Ndeshja fillon në orën 13.00 dhe luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.