Disa prej lojtarëve të Real Madrid do të mbesin pa kontrata në verën që po vjen.
Lojtarë sikurse Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez i mbaron kontrata me klubin këtë vit dhe akoma nuk kanë rinovuar.
Agjenti i Vazquez, Angel Sanchez, është takuar me përfaqësuesit e klubit mirëpo nuk janë pajtuar për ndonjë marrëveshje të re.
Situatë ndryshe është me Ramosin, i cili tregoi pas fitores ndaj Atalantas, se akoma nuk kanë filluar negociatat me Los Blancos.
Real Madrid po punon që gjatë verës të bëjë transferimin e ndonjë lojtari të madh në skuadër dhe po tentohet të zvogëlojë ndonjë pagë të lojtarëve.