Klubi kuqezi ka publikuar listën e lojtarëve, që do të jenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli, mbrëmjen e sotme, për ndeshjen e kthimit kundër Manchester United.
Gjithçka do të nisë nga barazimi 1-1 i “Old Trafford”, fiksuar para një jave, me skuadrat që synojnë kualifikimin më tej në Ligën e Europës, madje fitimin e këtij kompeticioni. Bie në sy përfshirja në grumbullim e Zlatan Ibrahimovic, prej më tepër se dy javësh larg fushave, i dëmtuar.
Bomberi suedez u bashkua me grupin në stërvitje, fillimin e kësaj jave, dhe duket se do të luajë kundër ish-skuadrës së vet. Sidoqoftë, mungesa me peshë duhet të konsiderohen ato të Calabria, Romagnoli dhe Rebic. Bashkë me 39-vjeçarin kuqezi është riaftësuar edhe Bennacer, ndërsa Leao e Mandzukic mbeten ende jashtë skuadrës.
Ja formacionet e mundshme:
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Kalulu, Tomori, Kjaer, Hernandez; Meité, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Krunic; Castillejo.
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Bruno Fernandes, Rashford; Greenwood.