Një nga futbollistët që shpesh ka qenë në radarët e Juventus ka qenë Zhorzhinjo. Futbollisti u kthye në një objektiv të vërtetë në momentin kur Mauricio Sarri ishte në stolin e bardhezinjve, megjithatë edhe pse tashmë është larguar disi nga torinezët, ka menduar agjenti i tij për të shuar çdo zë për një bashkim mes palëve. Zhoao Santos, thekson se italo-braziliani nuk i përshtatet Juventusit, ndërsa flet edhe për Ronaldon.
“Zhorzhinjo është një top-player, por nuk ka karakteristikat për modulin aktual që përdorin te Juventus. Atij i pëlqen të jetë në skemën 4-3-3.
Sa i përket Ronaldos, të gjithë të mëdhenjtë e duan nëse ai është në merkato.
Por, unë jam i bindur që Ronaldo do të qëndrojë te Juventus për të kompletuar misionin Champions”, u shpreh Santos.