Llapi nga Podujeva është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapjanët edhe pa futbollistin Mentor Zhedrella shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Trepçës ’89, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Për Llapin shënuan Ahmed Januzi (7’) e Valmir Veliu (51’) dhe për Trepçën ‘89 Darwish (72’).
Në gjysmëfinale janë kualifikuar Llapi, Prishtina dhe Dukagjini i Klinës.