Chelsea duket se po mban në monitorim Sergio Agueron, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.
Aguero, 32 vjeçar, është i etur të qëndrojë në Premier League sezonin e ardhshëm – pasi u shfaqën dyshime të reja për të ardhmen e tij në City.
Golashënuesi kryesor i klubit ende nuk ka marr ndonjë kërkesë të Cityt për vazhdim te kontratës.
Ai luajti në 15 minutat e fundit në fitoren e “rehatshme” në kuadër te Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Monchengladbach.
Por në fund të lojës ai u dëgjua duke i thënë trajnerit të portierëve Xabi Mancisidor “Ata nuk më pasojnë topin”.
Dhe burime pranë lojtarit gjithashtu thonë se ai është i shqetësuar se karriera e tij e ndritur dhjetë-vjeçare mund të rrëshqasë drejt një fundi zhgënjyes.
Ai do të donte të qëndronte në Etihad, por nëse nuk ofrohet ndonjë ofertë për vazhdim të kontratës, ai është i hapur për t’u bashkuar me një klub tjetër në Angli dhe Chelsea po shikon se si zhvillohet situata, raporton Daily Mail.
Argjentinasi po pret oferta dhe e di se trajneri i Chelsea Thomas Tuchel, ishte një admirues i madhe i ti sa ishte trajner te Paris Saint-Germain – të cilët gjithashtu thuhet se janë të interesuar për sulmuesin.
Kjo krijon mundësinë që legjenda – që shënoi 257 gola për City – të mund të rreshtohej kundër tyre sezonin e ardhshëm.
Pep Guardiola tha se ai do të fillojë të mendojë për të ardhmen e Agueros në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.
Por ai gjithashtu paralajmëroi se mund të jetë sezoni i fundit para se të vendoset ndonjë gjë – pasi ai dëshiron të përqendrohet plotësisht në garën e tyre në Premier League edhe Champions.
Kjo ka bërë që Barcelona dhe PSG të shtojnë interesimin për ta marrë atë si një transferë falas gjatë verës.