Istogu barazon 1:1 në kohën e rregullt me A&N nga Prizreni, as pas vazhdime nuk ka ndryshim rezultati.
Istogu fiton me penallti me rezultat 7:6 dhe kualifikohet në gjysmëfinale.
Prishtina, Llapi nga Podujeva, Dukagjini nga Klina dhe Istogu nga Prizreni, janë katër skuadra që u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
E rrallë apo jo, dy skuadra të Superligës dhe dy të Ligës së Parë, grupi A, janë në mesin e katër skuadrave më të mira, që do të luftojnë për trofeun e kupës.
Rezultate
Istogu-A&N 1:1 – 7:6
Trepça ’89-Llapi 1:2
Feronikeli-Prishtina 0:0 – 2:4 me penallti
Dukagjini-Drenica 1:0