Mavraj e Gjasula, derbi kuqezi për … Bundesligën!
Hamburgu dhe Grojther Furti janë dy ekipet me pikë të barabarta, në ndjekje të Bohumit që kryeson me vetëm 2 më shumë. Kësisoj, për fitimin e Bundesligës Dy dhe për ngjitjen në Bundesligë, po zhvillohet një derbi kuqezi.
Klaus Gjasula me Hamburgun dhe Mërgim Mavraj me Grojther Furtin po japin eksperiencën e tyre në skuadrat përkatëse për të qenë në dyshen e parë që siguron ngjitjen e menjëhershme ose më së paku vendin e tretë për një ndeshje “play off”.
Ish-kapiteni i Kombëtares është një pikë e fortë për Grojther Furtin, ndërsa mesfushori aktual i kuqezinjve është rikthyer nga dëmtimi dhe pritet të gjejë vend në formacionin titullar me Hamburgun.