Ronaldinho po kalon një moment shumë të vështirë në jetën e tij, sidomos pas largimit nga jeta të nënës së tij, e cila u mposht nga coronavirusi.
Një i afërm i legjendës braziliane, ka zbuluar, se Ronaldinho është i alkoolizuar gjatë gjithë kohës, teksa çdo ditë pi pa fund.
“Çdo ditë ai bën parti.
Pi çdo ditë pasi hap sytë. Merr dhe e pi gjithçka që gjen përpara. Xhin, vodka, uiski, birra. E bën këtë gjë deri në momentin që fle. Dhe çdo ditë është e njëjta gjë.
Gjithmonë i ka pëlqyer të bëjë këtë gjë, por kjo është bërë e shpeshtë pasi ndërroi jetë e ëma e tij.”, tha i afërmi i legjendës braziliane.