Emri i Joao Felix është përmendur shumë së fundmi nga mediat spanjolle për një largim nga Atletico Madrid.
Portugezi thuhet se nuk është i lumtur me minutat që aktivizohet nga trajneri Simeone, i cili shpesh ka preferuar të luajë me Angel Correan si titullar përkrah Suarez.
Gjithsesi, pas përfundimit të ndeshjes ndaj Chelseat në Champions League, Joao Felix i ka sqaruar të gjithë dhe është shprehur se nuk e mendon largimin nga Atletico.
Sulmuesi gjithashtu ka deklaruar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Simeone dhe se është i lumtur në Madrid.
“Jam shumë i lumtur këtu në Madrid, gjithashtu edhe familja ime. Ka faza të mira dhe jo të mira, çdo gjë është me ulje-ngritje. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin Simeone dhe ai gjithmonë përpiqet të më ndihmojë. Largimin nuk e kam menduar dhe nuk e mendoj”, përfundoi Joao Felix.