Arsenali ka avancuar në çerekfinale të Europa League.
“The Gunners” kanë pësuar humbje ndaj Olympiacosit në Londër në ndeshjen kthyese të Europa League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në pjesën e dytë, Olympiacos shënoi.
Ishte futbollisti, El Arabi i cili shënoi gol në min (51′). Kujtojmë se El Arabi kishte shënuar gol edhe në sfidën e parë në Athinë.
Rezultati përfundimtar, Arsenal 0-1 Olympiacos.
Por, Arsenali avancoi tutje sepse kishte fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1.