Manchester Utd kualifikohet në çerekfinale të Europa League në futboll.
"Djajtë e Kuq" shënuan fitore me rezultat 1:0 në “San Siro” ndaj Milanit, në takimin e kthimit.
Ndeshja e parë ka përfunduar 1:1 në Olf Trafford” dhe sonte Manchester Utd me fitore kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Në minutën e 49-të, Paul Pogba ka realizuar pas një gabimit në mbrojtje të vendasve dhe siguroi fitoren e madhe,
Në çerekfinale janë kualifikuar Olympiacos, Dinamo e Zagrebit, Granada, Manchester Utd, Sllavia, Villareal, Roma dhe Ajaxi.