Dinamo Zagrebi ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rezultat duke e eliminuar Tottenhamin në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.
Ndeshja e parë në Angli kishte përfunduar 2:0 për “Spurs”, teksa kroatët në ndeshjen e dytë të zhvilluar sonte në Zagreb fituan 3:0 me ç’rast siguruan çerekfinalen e Ligës së Evropës.
Festa ishte e madhe nga lojtarët dhe stafi i klubit të madh kroat në fushë dhe jashtë saj.
Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët festën e vazhduan edhe në zhveshtore, e ajo që ra në sy në disa fotografi ishte edhe flamuri i Kosovës që shkëlqente.
Kujtojmë se pjesë e Dinamo Zagrebit është sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati që nuk u inkuadrua për asnjë minutë nga 120 sa u luajtën në “Maksimir Stadium”.
Ndërkaq nga minuta e parë luajti lojtari shqiptar, Arijan Ademi i cili u zëvendësua tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së dytë të vazhdimeve.
Ishte sulmuesi, Mislav Orsiq ai që shënoi tre golat vendimtar të kësaj sfide.