Klopp: Ja çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpool-i

Futboll

Klopp: Ja çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpool-i

Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:09
Klopp: Ja çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpool-i

“Kur të mbaroj te Liverpool-i, do të marr një vit pushim. Askush të mos më marrë në telefon pas katër ose gjashtë muaj, do të heq spinën për një vit”.

Jurgen Klopp i ka idetë shumë të qarta.

Trajneri gjerman e ka bërë të qartë në një intervistë të dhënë për Sport Bild, në të cilën trajneri ka folur për kontratën e tij që skadon në 2024-ën dhe për lojtarin më të mirë me të cilin ka punuar:

“Them Robert Lewandowski. Ajo që ka arritur të bëjë, mënyra si është përkushtuar për t’u bërë lojtari që është sot, është e jashtëzakonshme”, ka thënë Klopp.

“Duhet të falënderoj atë dhe të gjithë lojtarët e tjerë që më kanë bërë të dukem një trajner shumë i mirë”, ka thënë duke qeshur tekniku i Të Kuqve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat