Eliminimi i Tottenham Hotspur nga Liga e Evropës në fazën e 1/8 nga Dinamo Zagrebi ka qenë befasia e mbrëmjes.
Dinamo Zagrebi ka arritur ta shkrijë epërsinë prej 2:0 të “Spurs” në ndeshjen e parë në Londër.
Kroatët fituan në Zagreb me rezultat 3:0 pas 120 minutave lojë duke bërë bujë të madhe në mediet ndërkombëtare për këtë rikthim senzacional.
Ndonëse ishte eliminim i hidhur, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka ardhur me gjestin e vitit duke u futur në zhveshtoret e skuadrës vendase duke i uruar ata.
Futbollistët e Dinamos e falenderuan strategun portugez duke ia kthyer me duartrokitje.