Kthehet mes shtylla në moshën 48-vjeçare ish-portieri i Milan-it, Zeljko Kalac. Një kthim i detyruar për shkak të Covid.
Australiani me origjinë kroate, i cili nuk kthehet dot në atdhe për shkak të pandemisë, ka ndihmuar prindërit e tij të ndihmojnë NK Tompojevci, skuadër e kategorisë së shtatë e futbollit kroat, duke u futur në portë për 45 minuta në fushë të dielën për një ndeshje miqësore.
Kalac ka folur për ish-shokët e tij të skuadrës të Milan-it në një intervistë të dhënë për të përditshmen Index.
“Gattuso ishte më simpatiku, një i çmendur. kam patur nderin të shikoja në aksion dy portierët më të mirë të botës në atë kohë, Dida dhe Gianluigi Buffon”, ka thënë Kalac.
“Kundërshtarët më të vështirë? Totti kur ishte në formë dhe Cassano”.