Pas ndeshjes, menaxheri i Tottenham, Jose Mourinho, i pyetur se çfarë ndodhi në këtë ndeshje nga gazetari i BT Sport, u përgjigj kështu: “Pyetje e mirë. Nëse e mbaj mend mirë, 10 minutat e fundit në kohën shtesë po luanim ne, ndërsa në gjithë minutat e tjerë vetëm një skuadër po mendonte për kualifikimin tutje”.
“Ata dhanë gjithçka në fushë, djersë, energji, gjak dhe në fund të ndeshjes patën edhe lotët e gëzimit. Shumë të qetë dhe të përkushtuar ndaj punës, duhet t’i uroj ata”, tha Mourinho.
“Në anën tjetër, skuadra ime, e përsëris, skuadra ime, unë jam aty, nuk u dukën se po luanin për një ndeshje të rëndësishme”.
“Unë besoj se çdo ndeshje që e luajmë është e rëndësishme, kjo është puna ime, karriera ime. Çdo ndeshje ka rëndësi”.
E përsëris edhe një herë tjetër, sepse nuk dua të lë dyshiome, ndjehem keq që skuadra IME, skuadër të cilës i përkas edhe unë, nuk luajtëm siç duhet, është rregull i jetës që të respektosh punën dhe të dhurosh gjithçka nga vetja”.
Ndërsa, sa i përket të ardhmes së tij, ai tha se nuk po mendon aspak një gjë të tillë.