Kemar Roofe bëri një ndërhyrje brutale ndaj portierit të Slavia Pragës Ondrej Kolar, i cili nga lëndimi që pësoi u detyrua të zëvendësohet.
Roofe në tentim për ta kontrolluar topin, goditi në fytyrë portierin e mysafirëve me takat e tij në minutën e 62-të.
Gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi dy herë dhe e përjashtoi me karton të kuq për t’ia vështirësuar punët skuadrës së trajnerit anglez Steven Gerrard.
Klubi skocez u eliminua nga Liga e Evropës pasi u mposht në shtëpi nga Praga me rezultat 0:2.
Për fat të mirë, pasi mori ndihmën e parë mjekësore ai u rikthye në bankinën e Slavia Pragës për ta shikuar pjesen e mbetur të ndeshjes.
Golin e parë në ndeshje e shënoi ish sulmuesi i Skënderbeut, Peter Olayinka.
Rangers javë më parë fitoi titullin e kampionit në Skoci pas një dedake pa titull.