Është hedhur shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të kemi shumë duele interesante.
Bayern Munich do të luajë ndaj PSG, takim ky i cili është një përsëritje e finales së sezonit të kaluar.
Duke folur pas shortit, drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Slihamixhiq u shpreh në superlativa për kundërshtarët francez.
“PSG kanë një trajner të ri me Pochettinon. Ai është një trajner shumë i mirë i cili është duke bërë punë fantastike. Ata kanë lojtarë të klasit botëror. Me Mbappen, kanë një sulmues që bën gjithçka dhe është shumë i rrezikshëm” – u shpreh ai.