Ferhan Hasani nuk do të jetë mungesa e vetme për Partizanin gjatë pauzës së kombëtareve. Trajneri Daja dhe të kuqtë pritnin me shumë kënaqësi ndalesën për shkak të kombëtareve për të karikuar bateritë pas një sezoni të ngjeshur e përgatitur pak me më shumë qetësi fundin e këtij sezoni të ethshëm.
Por mungesa e mesfushorit të ftuar nga Maqedonia e Veriut për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, nuk do të jetë e vetmja. Ndërsa pritet një ftesë për Alban Hoxhën në radhët e përfaqësues shqiptare, në klubin e kuq ka mburritur një tjetër ftesë, për një destinacion pak më të largët.
Roberto Dominguez, mbrojtësi i Salvadorit i cili iu bashkua skuadrës në ditët e fundit të merkatos së janarit, pritet të udhëtojë drejt vendit të Amerikës Qendrore, për t’iu bashkuar përfaqësues për ndeshjet kundër Granada dhe Montserrat.
Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit dhe për Dominguez do të jetë një mundësi e mirë për të fituar minuta të rëndësishëm me kombëtaren, para se ta bëjë një gjë të tillë edhe te Partizani, ku trajneri Daja ka pranuar se po mundohet t’i gjejë hapësira mbrojtësit në takimet në vijim.