Heiko Fogel, trajneri i Borusi Mynshengladbah II (skuadra e kategorisë së katërt gjermane), është përjashtuar fundjavën që lamë pas, për “sjellje antisportive” në drejtim të arbitrit kryesor dhe dy asistenteve femra, Vanessa Arlt dhe Nadine Vesterhof.
Federata e Futbollit e Gjermanisë Perëndimore e ka skualifikuar Fogelin për dy ndeshje, plus kësaj e ka gjobitur me 850 euro, por dënimi nuk mbaron këtu.
Për më tepër, trajnerit do t’i duhet që të stërvisë skuadrën e Gladbahut të femrave, në kategorinë e dytë, për gjashtë ditë me radhë, deri më 30 qershor 2021.
“Nëpërmjet një eksperience në futbollin e femrave, Heiko Fogel, do të mësojë që të sillet në mënyrën e duhur edhe me personat e seksit tjetër”, shkruhej në shpjegimin e detajuar të federatës.