Napoli nuk heq dorë nga mesfushori i Romës, Jordan Veretout.
Drejtuesit e klubit të kaltër vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj verdhekuqëve për kartonin e francezit, i cili është pjesë e klubit nga kryeqyteti që nga viti 2019, kohë kur u transferua nga Fiorentina.
28-vjeçari po bën një paraqitje të shkëlqyer nën urdhërat e Fonsecas, duke realizuar 10 gola në 24 paraqitje gjatë këtij sezonin.
Gjatë merkatos së verës, drejtori sportive i Napolit, Giuntoli do të bëjë maksimumin për t’ia shkëputur Romës, lojtarin, por vështirë se verdhekuqtë do ta lënë të lire futbollsitin e tyre.