Danilo bind Juven, bardhezinjtë i ofrojnë rinovimin!
Me shumë mundësi e ardhmja e brazilianit Danilo do të vazhdojë të jetë te Juventusi.
Drejtuesit e “zonjës së vjetër” kanë nisur bisedimet me menaxherët e mbrojtësit për rinovimin e kontratës.
29-vjeçari është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Andrea Pirlo ku në 24 paraqitje ka realizuar edhe një gol duke bindur kështu drejtuesit e klubit t’i ofrojnë rinovimin e kontratës, pavarësisht se kontrata aktuale e mbrojtësit skadon në 2024-ën.