Trajneri i Werderit flet Rashicën, befason për të

Futboll

Trajneri i Werderit flet Rashicën, befason për të

Më: 19 mars 2021 Në ora: 15:24
Trajneri i Werderit flet Rashicën, befason për të

Werder Bremenin e pret një takim i vështirë në shtëpi në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Wolfsburgu i vendit të tretë do të jetë kundërshtar për skuadrën nga Bremeni në “Weserstadium”.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt, është shprehur optimist se ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica do të shënojë.

“Miloti ka shumë cilësi. Nuk ka rëndësi për të nëse shënon apo thjeshtë ndihmon ekipin. Kam një ndjenjë që ai do të shënojë të shtunën. Unë besoj në të”, deklaroi Kohfeldt para takimit.

Werder Bremeni ndodhet në pozitën e 12-të në elitën e futbollit gjerman me 30 pikë, kurse Wolfsburgu ka grumbulluar 48 pikë dhe është në vendin e tretë.

Ndryshe, Milot Rashica do të jetë në grumbullimin e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e muajit mars, kundër Lituanisë (miqësore), Suedisë (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror) dhe Spanjës (ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat