Mbetet në Munih pas ndeshjes me Bayernin. Ja arsyeja!
Për shkak të borës në pistën në aeroportin “Franz Josef Strauss” në Munih, ekipi i Lazios nuk ishte në gjendje të kthehej në Romë siç ishte planifikuar të mërkurën në mbrëmje pas humbjes 2:1 në ndeshjen e dytë të raundit të 16 të Ligës së Kampioneve, ndaj Bayernit të Mynihut.
Pas disa orësh pritjeje, ekipit iu desh të kthehej në hotel.
Skuadra e Lacios ishte në gjendje të largohej nga Mynihu vetëm të enjten. Kjo është raportuar nga media italiane një ditë pas ndeshjes në Munih ku Lazio u mund nga Bayerni.