Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ndihet sikur në qiellin e shtatë, që ish skuadra e tij, Dinamo e Zagrebit, e mposhti me rezultat 3:0 Tottenhamin dhe u kualifikuan në çerekfinale të Europa League.
Shala ka fjalë të mëdha për Dinamon e madhe, ku luajnë edhe shqiptarët Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati.
“Kjo është fantastike! Unë jam ende duke parë golat e Orsicës.
Urime te gjithëve, jam krenar që luajta edhe për Dinamo Zagreb”, ka shkruar Shaka në profilin e tij në facebook.