Borussia Dortmund është i gatshëm ta lërë të largohet Erling Haalandin. Por, vetëm nëse një klub paguan 250 milionë euro.
Ky është lajmi që ka dhënë gazetari dhe drejtuesi i ‘El Chiringuito de Jugones’, Josep Pedrerol.
“Dortmund kërkon 250 milionë euro për Haaland”, ka thënë ai.
Real Madrid, Manchester City, Barcelona, Manchester United, që të gjithë këto klube të mëdha e duan sulmuesin e talentuar, por në këtë kohë krize shkaku pandemisë, nuk do të shpenzojnë aq shumë para për një futbollist.