Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva ka reaguar pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës.
Thiago Silva edhe pse nuk mundi të kontribuonte në fushë ndaj Atletico Madridit, ai ishte tejet i angazhuar nga tribunat.
Mbrojtësi brazilian po shkëlqen në Stamford Bridge, përkundër moshës së tij ai po regjistron paraqitje të mira. Kjo ka bërë që Chelsea të mendojë vazhdimin e kontratës së tij edhe për një vit.
Pas shortit të Ligës së Kampionëve, Chelsea do të ndeshet me Porton. Por Silva zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram për të dhënë një mesazh.
“Mezi pres zhvillimin e raundit tjetër, Porto – Chelsea”, kishte shkruar Silva në rrjetin e tij social.