Ish futbollisti i mirënjohur i Lirisë nga Prizreni, Bekim Bakaj, aktualisht trajner, ka bërë të ditur se Altin Bytyçi, është ftuar në Kombëtaren e Shqipërisë U-21.
“Sot morëm një lajm shumë të mirë. Futbollisti Altin Bytyçi mori ftesën e Kombëtares Shqiptare U-21, ku asnjëherë s’kam dyshu në kualitetet e tij që një dit do të na bëj krenar, ngase ajo që karakterizon Altinin është karakteri i fortë.
Djalosh i dëgjuar, punëtor, i disiplinuar, me një fjalë profesional në punën dhe qëllimin që ja ka venë vetes dhe asnjëherë nuk u dorëzu, edhe pse për të arritur deri këtu u dashtë shumë punë, mund e sakrificë.
Kjo është vetëm një fillim i rrugës për të arritur atje ku ëndrra bëhet realitet”, shkruan Bakaj në profilin e tij në facebook.