Derbi i javë së 26-të mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për fund të muajit mars.
"Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit 'Fadil Vokrri', për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00", njofton FC Prishtina.
Prishtina është në pozitën e tretë me 50 pikë, duke e lënë pas Gjilanin me 36 sosh.
Për të dyja skuadrat kjo shtyrje është e mirëseardhur, sidomos për Gjilanin me trajner të ri ismet Munishi.