Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, ka reaguar pas aludimeve të futbollistit Glen Camara se është fyer në baza racore nga një futbollist i Slavia Prague.
Rangers u eliminuan nga Europa League, ku në këtë ndeshje morën edhe dy kartonë të kuq.
Ndërsa, Kamara ishte afërt qendërmbrojtësit, Ondrej Kudela i cili iu afrua dhe i tha në vesh diçka.
Pas ndeshjes, Gerrard ishte i mllefosur.
“Lojtari im më tha se është fyer në baza racore, unë jam i zemëruar sepse e njoh Glenin dhe i besoj atij 100%”, tha ai.
“Nëse dua të them diçka në fushë, nuk duhet të mbuloj gojën”, shtoi ai.
“Është çështje e UEFA-së tani dhe shpresoj se nuk do hidhet për toke”, tha Steven Gerrard.
Në anën tjetër, Slavia Prague ka mohuar të gjitha akuzat e hedhura ndaj lojtarit të tyre.