Real Madrid ka mësuar kundërshtarin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Liverpool do të ndeshen në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Por, problemi për “Los Blancos” është se ndërmjet dy ndeshjeve në periudhë një javore, do zhvillohet edhe ndeshja ndaj Barcelonës e njohur si El Classico.
Real Madridi do luajë në Anfield me 6 prill, ndërsa me Barcelonën duhet të ndeshet me 10 prill në orën 21:00.
Ndeshja kthyese me Liverpoolin do jetë në 13 prill.
Sfida kryesore e Zidane është të rikuperojë dhe të pushojë lojtarët, gjë që duket e pamundur.