Flamurtari nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë fqinjëve të Ramiz Sadikut në ndeshjen hapëse të xhiros së 20-të në Ligën e Parë.
Dy skuadrat kryeqytetase janë takuar këtë të premte në stadiumin e 2 Korrikut dhe kanë mbyllur një 90 minutësh me rrjeta të heshtura (0-0), ani pse rastet nuk munguan.
Ky barazim i prish jashtëzakonisht shumë punë ‘kuqezinjëve’ në garën për t’u rikthyer në Superligë, ndërkohë ‘ndërtimtarët’ marrin stabilitetin në mesin e tabelës.
Flamurtari me 31 pikë mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelare prapa Ulpianës dhe Vitisë që këtë vikend zhvillojnë ndeshjen e xhiros.
Ramiz Sadiku me 26 pikë mbetet në pozitën e pestë të renditjes tabelare.
Orari i plotë i ndeshjeve për xhiron e 20-të në Ligën e Parë:
E shtune 20/03/2021
Drenasi – Onix
Liria – Vushtrria.