Davide Calabria ka përfunduar operimin me sukses.
Mbrojtësi i Milanit, që nga dita e nesërme do fillojë rikuperimin.
Calabria pati një ndërhyrje në gjurin e djathtë siç ka konfirmuar vet klubi.
“Operacioni në fjalë, i kryer në klinikën “La Madonnina” nga Doktor Roberto Pozzoni me shefin mjekësor të klubit Doktor Stefano Mazzoni të pranishëm, ishte një sukses i plotë. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 30 ditë”, u tha në deklaratën e klubit.