Transferimi nga Napoli te Marseille ka sjellë një rritje të ndjeshme të rrogës për Arek Milik.
Siç ka bërë të ditur L’Equipe, sulmuesi polak do të marrë pothuajse 4 milionë euro në vit (3.7 më saktësisht) në krahasim me 2.5 që fitonte te Napoli.
Vetëm Florian Thauvin te Marseille ka një rrogë më të lartë se e tija. Ish-lojtari i Napoli-t ka shënuar katër gola në vetëm shtatë ndeshje të luajtura deri tani.
Jo keq si fillim, duke marrë parasysh periudhën e gjatë të kaluar pa luajtur te skuadra e Gattuso-s, ku është lënë jashtë ekipit sepse nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.