Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevdet Muriqi, tregon një ndodhi të viteve të 90-ta, kur ishte pjesë e skuadrës kroate, Shibeniku.
Në minutën e 82-të, përjashtohet nga loja portieri i Shibenikut dhe Xhevdet Muriqi mori dorëzat dhe futet në portë, mbi 20 mijë shikues në “Maksimir” në drithërima.
I famshmi Robert Prosineçki, mori përgjegjësinë dhe gjuajti nga penalltia, duke e mposhtur Muriqin. Croatia, siç quhej atëkohë (Dinamo e Zagrebit), shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Shibenikut, në kuadër të kampionatit kroat.
Gazeta kroate
“Ndeshja kampionale në Zagreb me Dinamon e Zagrebit. Në minutat e fundit penallti për Dinamon, por nuk arrit ta mbroj penalltinë të cilën e shutoj Prosineçki.
Mbasi portieri ynë e mori kartonin e kuq dhe unë hyra ne portë dhe humbëm me 1:0”, shkruan Muriqi në profilin e tij në facebook.