Depay kërkon nga Qeveria e Francës t’i lejohet grumbullimi me Holandën

Futboll

Depay kërkon nga Qeveria e Francës t’i lejohet grumbullimi me Holandën

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:22
Memphis Depay

Futbollisti i Lyonit, Memphis Depay ka kërkuar publikisht nga Qeveria Franceze t’i lejohet grumbullimi me Kombëtaren e Holandës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ai në profilin e tij në Twitter kërkoi t’i lejohet kjo gjë, pasi qeveria po bën përjashtime për Kombëtaren e Francës që udhëton jashtë Evropës për t’i luajtur ndeshjet.

“Qeveria e Francës, a mundem ju lutem t’i bashkohem ekipit kombëtar të Holandës të hënën. Kjo do të ishte korrekte pasi të gjithë po bëni përjashtime për ekipin kombëtar të Francës që udhëton jashtë Evropës për t’i luajtur ndeshjet” – shkroi Depay.

Gjatë këtij muaji, Holanda do t’i luajë tri ndeshje. Fillimisht i shkon Turqisë, pastaj e pret Letoninë dhe më pas udhëton për në Gjibraltar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat