Futbollisti i Milanit, Brahim Diaz, ka folur për objektivat e klubit.
Brahim Diaz ka folur për objektivat e skuadrës së Milanit pas eliminimit nga Europa League.
Milan tani është plotë nëntë pikë larg Interit, i cili qëndron në vendin e parë.
Por pavarësisht kësaj, Diaz mbetet optimist.
“Është e qartë që ne jemi Milani dhe kemi lojtarë të mëdhenj, kështu që do të luftojmë deri në fund për objektivin e mbetur, që është kampionati”, tha ai.
“Mund ta fitojmë atë, ai është i vetmi objektiv për ne tani”, përfundoi Brahim Diaz.